Pako e dyshimtë, evakuohet Parlamenti i Skocisë

Parlamenti i Skocisë është evakuuar papritur ditën e sotme pasi është gjetur një pako e dyshmtë.

Policia e Edinburgut njoftoi se para mesditës së sotme, “ndërtesa është evakuuar si masë sigurie dhe hetimet po vazhdojnë”.

“Reuters” ndërkohë raporton se një zarf me pluhur të bardhë ishte dërguar te një ligjvënës i Partisë Konservatore.

Parlamenti i Skocisë ka konfirmuar se incidenti vazhdon dhe se policia është në vendin e ngjarjes.

Skocia është pjesë e Mbretërisë së Bashkuara, por e ka parlamentin e saj./SYRI.net/