Ronela Hajati qenka kushërirë më këtë këngëtare të njohur dhe ne nuk dinim gjë

Në showbiz-in shqiptar nuk dimë të ketë ndonjë lidhje gjaku mes këngëtarëve apo aktorëve të njohur. Ronela Hajati na tregon të kundërtën. Shumica prej jush nuk besoj që e dinin se ajo dhe një tjetër këngëtare e njohur janë kushërira.

Ronela e ka zbuluar vetë këtë gjë, pasi ka postuar këngën e Evi Reçit në Instagram,  duke i dhënë asaj mbështetje në Këngën Magjike. Ajo shkruan bashkangjitur videos “Suksese kusho”.