Bisedimet, Bajerni bëhet gati për blerjen e sulmuesit të madh

Julian Draxler është objektivi i merakos së Bajerninit të Mynihut të cilët po mendojnë për zëvendësuesin e Franck Ribery.

I blerë një vit më parë për afro 50 milionë euro nga parizienët, gjermani tashmë ka kaluar në plan të dytë pas transfertave të bujshme të Neymarit dhe Mbappesë, shkruan SYRI.net.

Lojtari nuk është i kënaqur me minutat me pikatore që i ka rezervuar trajneri i PSG-së, Unai Emery i cili nuk e preferon gjermanin.

Vlen të theksohet se për sulmuesin anësor ka shfaqur interesim edhe skuadra e Liverpoolit e cila po përgatitet për të zëvendësuar Philippe Coutinhon.

Të shohim se kush do ta fitojë duelin mes Liverpoolit dhe Bajernit.