‘Një peshk i madh në rrjetën e SHBA’, trondit gazetari: Tahiri, cironkë pas kësaj që do publikohet

Prej vitesh gazetar i kronikës së zezë, gazetari Basir Çollaku vitet e fundit ka intervistuar ish-oficerët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë denoncuar përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në trafikun e drogës, me anë të kushërinjve të tij Habilajt.

Ja çfarë shkruan sot Çollaku në Facebook:

Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku?

Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën?

A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010?

Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës?

Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur... me dëshmi, dokumente dhe fakte ... më në fund.

Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti..