Saimir Tahiri me zyra në Gardën e Republikës?! Ja çka ndodhur në 17 tetor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë publike sot detaje të reja në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me një mesazh të publikuar në faqen e tij në Facebook, Basha thotë se Saimir Tahiri ka dy zyra në ambientet e Gardës së Republikës.

Ja çfarë shkruan Basha:

Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes:

“Jam një punonjës në Gardë.

Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish-zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë.

Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë.”?