Operacioni special kundër krimit, reagon Vasili: Dënglat e Ramës

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI e ka hedhur poshtë, operacionin "Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar" që u prezantua sot nga qeveria "Rama".

Vasili shprehet se "Kryeministri është përdorues dhe frymëzues i kazanit të krimit" dhe "dënglat e tij janë lojë".

"Kryeministri riciklon kazanet e krimit dhe nuk i lufton ato. Kryeministri, - shkruan Vasili, e perdor krimin, i jep vetes kurajo me kriminelet, nuk ka as guximin me te vogel te ndryshoje dot asnje nga ata ne polici qe e bene krimin epidemik, e pengon krimin te hetohet sic beri me ish ministrin, e permbyti vendin me droge e trafikante. Ky eshte thjesht kryeminister i kazanit te krimit, perdorues dhe frymezues i tij, kete e di edhe njeriu me i zakonshem. Denglat dhe llafazanllet histerike jane loje....edhe kjo ne favor te krimit."