FOTO/ Surprizë! Ja kush është klubi që ka lojtarët më të shtrenjtë

'CIES Football Observatory' në një studim të fundit ka publikuar ekipet që kanë vlerën më të madhe në treg, ku lista kryesohet nga Manchester City me 1196 milion euro dhe ndiqet nga Tottenham 1173 milion euro.

Barcelona pozicionohet në vendin e tretë me 1130, e ndjekur nga Chelsea 1044, Manchester United 919 dhe vetëm vendi i gjashtë për Real Madrid me 903.

Italia ka të parën Juventusin që pozicionohet në vendin e 10 me 743 dhe në vendin e dytë në Itali (11) është Napoli me 721 milion euro.

Milani dhe Interi mbajnë vendet e 17 dhe 18 me kuqezinjtë që kushtojnë 12 milion euro më shumë.

/Ariglon Pali/ Syri.net/