Princi i Arabisë Saudite akuzon Iranin për agresion ushtarak

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka akuzuar Iranin për "agresion të drejtpërdrejtë ushtarak" duke furnizuar rebelët në Jemen me raketa.

Kjo "mund të konsiderohet një akt lufte", i tha princi sekretarit të Jashtëm britanik Boris Johnson në një bisedë telefonike.

Të shtunën, një raketë balistike kaloi sipër kryeqytetit saudit dhe ra pranë aeroportit.

Irani ka mohuar armatosjen e lëvizjes Houthi, e cila po lufton ndaj një koalicion të udhëhequr nga saudiët që mbështet qeverinë e Jemenit.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha të hënën se "luftërat e agresionit" dhe "ngacmimet rajonale" të Arabisë Saudite po kërcënonin Lindjen e Mesme./SYRI.net/