‘Dridhet’ Arsenali, Giroud dëmtohet gjatë stërvitjes me Francën

Olivier Giroud ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me përfaqësuesen e Francës para miqësores kundër Uellsit.

Sulmuesi i Arsenalit u fotografua duke mbajtur këmbën me dorë gjatë stërvitjes në “Clairefontaine”, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Sulmuesi nuk është larguar nga përfaqësuesja por vijon të stërvitet i veçuar nga skuadra e “gjelave”.