E zbulon Xhaçka, zyrtyrisht ushtarakët tani do të përdoren edhe për emergjencat civile

Ministrja Olta Xhaçka ka zbuluar sot faktin se Drejtoria e Emergjencave Civile i është hequr Ministrisë së Brendshme dhe i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes.

Duke folur sot në në Komisionin e Sigurisë Xhaçka ka folur edhe për armatimet që do të falen nga Italia. Në fund të këtij viti ministrja italiane e Mbrojtjes do të dhurohen 5 mijë armë automatike me vlerë 6 mln euro, tha Xhaçka.

Olta Xhaçka: Janë rreth 230 mjete të blinduara dhuratë e qeverisë amerikane që nëse do të bliheshin të reja mund të kapnin vlerën 40 mln dollarë. Në fund të këtij viti ministria italiane e Mbrojtjes do të dhurojë 5 mijë armë automatik vlera e të cilave nëse do të bliheshin do të kapte 6 mln euro. Po ashtu përfitojmë nga granti i përvitshëm turk rreth 1 mln dollarë në vit.

Ka një ridimensionim të punës  FA në shërbim të komunitetit dhe Emergjencave Civile. Drejtoria e Emergjencave i është bashkuar strukturalisht ministrisë së Mbrojtjes.

Kemi filluar përshtatjen e strukturave ushtarake për tiu përgjigjur sa më shpejt të gjitha emergjencave me të cilat do të duhet të përballemi. Do të shfrytëzojmë në maksimum burimet financiare më dispozicion për përballimin e emergjencave civile.

Por duke koordinuar punën me pushtetin lokal në mënyrë që fondet që bashkitë dhe prefekturat kanë në dispozivion për emergjencat civile të vihen drejtpërdrejt në shërbim të emergjencave civile.