Gjyqi ndaj Shullazit, dëshmon drejtoresha juridike e Hipotekës: Kur u bë regjistrimi isha me ...

Drejtoresha juridike e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, Merita Qato, ka dëshmuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në seancë gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit.

Dëshmia e saj para trupit gjykues është bërë në lidhje me regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në ZVRPP-në e Durrësit.

Qato ka dëshmuar se në kohën kur u regjistrua ish-hotel “Vollga”, ajo ishte me pushime.

“Procedura e regjistrimit të ish-hotel “Vollgës” është bërë kur unë isha me pushime. Këtë e mësova më vonë, pasi pala tjetër që pretendonte pronësinë kishte bërë një ankim për regjistrimin”.