'Çojani ligjin Habilajve për konsultim', PD braktis Komisionin

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka mbizotëruar sot debati dhe replikat mes palëve.

Kryetari socialist Ulsi Manja ka kërkuar hedhjen në votë të ligjit për ndihmën juridike, por PD është larguar nga komisioni me fjalët e deputetit Oerd Bylykbashi: "Çojani këtë ligj Habilajve për konsultim. I dhatë imunitet, personave të lidhur me mafian."

Sarkazmës së tij i është kundërpërgjigjur Manja: “Këtu nuk është vendi për konferenca shtypi. Ligjin kundër korrupsionit, opozita e ka vetëm për retorikë. Por mund t’ia çojmë kreut të bashkisë së Mallakastrës,” ka thënë ai me ironi duke sjellë në vëmendje përpjekjet për heqjen e mandatit të krybashkiakut që sipas PS, e kapte ligji i Dekriminalizimit.

LSI-ja nuk ishte e pranishme në Komisionin e Ligjeve.