Zidane merr lajmin e madh para ‘derbit’ me Atleticon

Më në fund Zidane sheh “dritë në fund të tunelit”.

Në përballjen e 18 tetorit kundër Atletico Madridit, skuadrës së Real Madridit do t’i kthehen yje si: Navas, Carvajal, Bale dhe Varane.

Lojtari i vetëm i cili do të mungojë ende është Mateo Kovacic, për të cilin ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të kthehet.

Fitorja ndaj Las Palmas dhe kthimi i pashmangshëm i Dani Carvajal, Gareth Bale dhe Keylor Navas, e kanë ngritur optimizmin në Real Madrid.