Noka: Ja në cilin emër është regjistruar skafi i Sajmir Tahirit...

Pronësia e skafit të Sajmir Tahirit, që përdorej nga Habilajt, ishte në emër të drejtorit të kavalishencës së Durrësit. Deklarata është bërë nga deputeti i PD-së, Flamur Noka, në "5 pyetje nga Babaramo".

"Dolën dy patentat, e mbani mend si ngërthente në media se nuk kam patenta dhe nuk kam pasur skaf. Skafin në Vlorë që e administronin Habilajt, ishte i zotit Tahiri. Ditën që u bë zhurma ishte jahti në Durrës që ruhej nga policia. Sigurisht nuk e ka patur në pronësi por në emër të drejtorit të Kovalishencës", tha Noka.

Në vijim deputeti demokrat shtoi se “kam informacion, është një drejtor në Durrës që është përdorur për të blerë vota dhe atij ia ka dhënë”. /syri.net/