Batutat/Salianji-Ndreut: Rama i nxjerr të gjitha në ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dhe ai i PS-së, Pjerin Ndreu, kanë shkëmbyer batuta mes tyre në emisionin “Studio e hapur” lidhur me faktet dhe akuzat që ka publikuar opozita për Saimir Tahirin.

Batutat

Ndreu: Për çështjet që janë në hetim, prokurori vendos së çfarë informacionesh do jepen në njoftimin e Policisë, por meqë opozita do që ti nxjerrë të gjitha në shesh…

Salianji: Është kryeministri që i nxjerr të gjitha në shesh

Ndreu: Ti e ke ngrejt stekën shumë përpjet më lër të flas, unë jam oficer policie

Salianji: Këtu je përfaqësues politik jo i policisë së shtetit

Ndreu: Po krijojnë alibi në tym, ca je ti mor burrë, prokuror s’je, polic s’je, ca je? /syri.net/