Denoncimi/ Si përfitoi Tahiri patentën 100 tonëshe dhe zyrtari që ndërhyri...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke iu referuar një mesazhi të ardhur në adresë të tij “nga një nëpunës i zyrës së patentave detare në Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Durrës”, ka zbuluar “sesi vepron mafia Rama-Tahiri për të garantuar trafikun e drogës”.

Në mesazh të cilit Basha e bën publike duke e publikuar në profilin e tij në Facebook, tregohet se si ish ministri i Brenshëm Saimir Tahiri arriti të marrë patentën për drejtimin e mjeteve lundruese deri në 100 ton.

Statusi i Bashës në Facebook

Ja si vepron mafia Rama-Tahiri për të garantuar trafikun e drogës:

“Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres.

Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit.

Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.

Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.

Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.

Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.

Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”