Mesfushori i Italisë tregon sekretin si mund të kualifikohen në Botëror

Roberto Gagliardini ka folur për ndeshjen ndaj Suedisë në “play off”, ku do të kërkojnë kualifikimin në Kupën e Botës. Italiani beson se ata do të mposhtin Suedinë dhe do të kualifikohen në “Rusi 2018”.

“Kemi filluar të mendojmë për ekipin kombëtar dhe kjo është e rëndësishme”, tha Gagliardini për “Sky”.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe ne kemi të gjitha mundësitë të përballemi me këtë moment në mënyrën më të mirë. Nëse luajmë si Itali, jam i sigurt që ne do të shkojmë në Kupën e Botës”.

Ndeshja e parë ndërmjet Suedisë dhe Italisë do të zhvillohet këtë të premte më 10 nëntor.