Zbulohet njeriu që ishte me Orest Sotën në makinë. Ja çfarë bëri tek zyrat e Kurum

Orest Sota, biznesmeni i cili u arrestua pak ditë më parë në Elbasan me 860 mijë euro në makinë dhe dy patentat e jahtit të Saimir Tahirit, nuk ka qenë vetëm në makinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar qytetarit dixhital, thekson se personi tjetër që ka qenë në makinë mund të ketë qenë dhe vetë Saimir Tahiri.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

Ja si gënjejnë dhe fshehin Xhafa dhe Çako të vërtetën e skandalit të Orest Sotës dhe Saimir Trafikut!

Orest Sota nuk ishte vetëm në makinë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor pershendetje. Nga nje bisede qe pata sot me nje drejtues te rendesishem te Kurum International policia e ka fshehur ngjarjen. Kane qene dy persona ne makine. Orest Sota dhe nje tjeter. Personi tjeter ka zbritur nga makina perpara deres kryesore te Kurum. E ka hapur vete me force deren ne prani te rojeve dhe Oresti eshte futur brenda. Rojet i kane hapur deren policise e cila ka kryer arrestimin ne flagrance. Policia nuk ka administruar si prove filmimet e kamerave te Kurum International. Dyshohet se personi qe doli nga makine ka qene vet shoferi i Sajmir Tahirit ose shoferi i te shoqes se Sajmirit.

Ju pershendes."