Vajza e mitur denoncon në Polici kushëririn: Më prekte…

Një vajzë e mitur në Shkodër ka gjetur guximin të denoncojë në Polici kushëririn e saj të parë për ngacmim seksual.

Sipas policisë, vajza 12 vjeçe është paraqitur dy ditë më parë në komisariatin e qytetin bashkë me prindërit.

Në praninë e një psikologeje vajza ka dëshmuar para efektivëve se kushëriri e prekte në vendet intime.

Pas kallëzimit, Policia ka nisur procedimin penal për 21-vjeçarin M.D., djalin e hallës së 12-vjeçares. Ai “dyshohet se para dy mujash ka kryer veprime të turpshme me vajzën e dajës, 12 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila ka bërë kallëzim”, njofton Policia.

Ndaj 21-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale: Vepra të turpshme.