Greqi/ Të shtëna me armë zjarri jashtë zyrave të PASOK në Athinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Athinë, jashtë zyrave të partisë PASOK.

Zyrat ndodhen në rrugën “Harilao Trikupi”, në kufijtë e lagjes Eksarqia dhe sipas medieve lokale nuk ka të lënduar.

Në zonë kanë mbërritur dhjetëra forca policie.

Një zyrtar i PASOK tha se disa dhjetëra njerëz ishin në zyra kur ndodhën të shtënat, por askush nuk u plagos.

Ndërtesa është vënë në shënjestër shpesh nga anarkistët.

Ngjarja është dënuar nga i gjithë spektri politik grek, me kryeministrin Aleksis Tsipras që e ka cilësuar “një akt të dënueshëm terrorist”, të porositur sipas tij nga fraksione që duan të provokojnë tension.

PASOK dominonte politikën greke përpara krizës financiare të vendit, por tani është partia e tretë më e madhe e Greqisë, duke zënë 19 nga 300 karriget e parlamentit.