Ky është super jahti i Noizyt, ja jeta luksoze e tij

Tashmë të gjithë e dinë fiksimin e reperit Noizy për makinat super luksoze dhe të shpejta.

Noizy ka treguar për fansat e tij se ka në pronësi disa makina luksoze. Por duket se pasuria e tij nuk janë vetëm këto makina.

Në një postim të fundit ai ka treguar dhe një jaht, ku krah fotos shkruan: 'Flas gjuhën e kampionit’ . Veç suksesit në muzikë, Noizy po shfaqet dhe si një sipërmarrës i suksesshëm, i cili ka në pronësi disa lokale dhe restorante.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar asnjëherë postimet, që tregojnë se ai është i mbuluar nga paratë dhe luksi e rrethon gjithandej.