FOTO/ Floriana dhe Ami nuk e fshehin më, ja çfarë i bashkon dy ish-moderatoret e njohura

Për Amarda Toskën dhe Floriana Garon viti 2017 solli dhuratën më të bukur që mund të dëshirojë një femër, atë të të bërit nënë. Dy ish-moderatoret, tashmë janë në pritje të ëmbël dhe duket se po shijojnë çdo ndryshim të kësaj faze të re në jetët e tyre respektive. Edhe pse Amarda është familjarizuar me këtë pjesë që kur solli në jetë Joelin, ajo ka pranuar se po e përjeton me të njëjtin emocion sikundër Floriana, për të cilën kjo është shtatzënia e parë. Por, çfarë i bashkon dy vajzat e njohura të ekranit?

Duke gjykuar nga fotot e mëposhtme na vjen vetëm një emër në mendje: NURI i shtatzënisë. Ditën e sotme ato kanë publikuar në rrjetin social Instagram foto nga përditshmëria e tyre dhe duken rrëzëllitëse. Ami ka patur një mikeshë të veçantë në kompaninë e saj, këngëtaren Nora Istrefi, kurse Floriana gjendet në Korçë këto ditë ku dhe ka marrë pjesë në një ceremoni familjare. Të veshura me fustan, dy mamatë e reja nuk kanë nguruar të ekspozojnë barkun e rrumbullakosur dhe duken thjesht të mrekulleshme. Shtatzëni të mbarë vajza!

living