Zbulohet personi që përhapi thashethemin për vdekjen e Sabri Fejzullahut

Lajmi që këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu kishte ndërruar jetë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Për këto lajme të rreme, ai reagoi para pak ditësh duke thënë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe nuk do të vdiste derisa ta vendoste zoti.

I ftuar në ‘1 Kafe prej Shpisë’, Sabriu ka zbuluar se lajmin e përhapi një person nga Maqedonia, identitetin e të cilit nuk dëshironte ta bënte publik.

“Dyshimi është që është dikush në Maqedoni, një person që gjthmonë shpik gjëra të tilla për mua”, tha këngëtari.