VIDEO/ Reforma e ujit, Rama: 90 ditë afat të mos vidhni më, në shkurt nisim arrestimet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e reformës së ujit të pijshëm: 90 ditë afat konsumatorëve që nuk paguajnë të vetërregullohen, pasi më pas do të ndëshkohen njesoj si abuzuesit e energjisë elektrike.

Rama ka mbledhur prefektët, kryebashkiakët, drejtuesit e sektorit etj. dhe deklaroi qartë se "nuk do të fillojmë me penalizime; vjedhja e ujit dënohet si çdo vjedhje tjetër nga Kodi Penal,  por duke patur parasysh tërë atë trashëgimi në mentalitet, e shohim të udhës t’u japim kohën e duhur, konsumatorëve. Natyrisht, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Policisë së Shtetit, do të fillojmë preren e lidhjeve të paligjshme dhe për 90 ditë, kush kërkon ujë nga sistemi i ujësjellësit, duhet të rregullojë marrëdhënien që të mos penalizohet. Penalizime më pas do të jenë shumë të rënda." 

NGA FJALA E RAMES:

Ankesat e regjistruara në të gjithë territorin për furnizim me ujë përbëjnë një shqetësim parësor. Sot ne jemi një dëshmi e gjallë e së vërtetës së thjeshtë që,  dallimin mes vendeve që zhvillohen dhe nuk zhvillohen, nuk e përbën pasuria natyrore, por dija dhe aftësia për ta kthyer në vlerë që zhvillon vendin, shoqërinë, mirëqënien. Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë me burime ujore dhe i dyti që kemi probleme serioze në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve.

Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencën, shqiptarët mbi bazën e këtij kriteri mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht. Me përjashtim të 7 qendrave të ëmdha, uji vjen 4-5 orë dhe në shumë fshtra vetëm një orë në ditë. E papranueshme që edhe në mes të kryeqytetit shohim dëshminë e kësaj prapambetjeje të gjatë dhe mbi të gjitha, prapambetjen e vetë shtetit, që për 27 vite nuk ka arritur të zgjidhë një problem kaq flagrant në sytë e gjithëve. Mjafton të hedhës sytë në tarracat e Tiranës për të parë se ku jemi. 

Ankesat e regjistruara në të gjithë territorin për furnizim me ujë përbëjnë një shqetësim parësor. Sot ne jemi një dëshmi e gjallë si vend e së vërtetës së thjeshtë që në dallimin mes vendeve që zhvillohen dhe nuk zhvillohen nuk e përbën pasuria natyrore, por dija dhe aftësia për ta kthyer në vlerë që zhvillon vendin, shoqërinë, mirëqënien. Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë me burime ujore dhe i dyti që kemi probleme serioze në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve.

Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencën, shqiptarët mbi bazën e këtij kriteri mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht. Me përjashtim të 7 qendrave të ëmdha, uji vjen 4-5 orë dhe në shumë fshtra vetëm një orë në ditë. E papranueshme që edhe në mes të kryeqytetit shohim dëshminë e kësaj prapambetjeje të gjatë dhe mbi të gjitha, prapambetjen e vetë shtetit, që për 27 vite nuk ka arritur të zgjidhë një problem kaq flagrant në sytë e gjithëve. Mjafton të hedhës sytë në tarracat e Tiranës për të parë se ku jemi.

Jemi të turpëruar që ndërmarrjet e ujësjellësave janë kthyer në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me ne, që janë pjesë e një procesi degradues, gërryes për qytetarët.

Në Shqipëri ne përdorim dhjetë herë më shumë se në Gjermani për të sjellë ujë në çezmat e qytetarëve. Në koston e ujit, 40% e zë kostoja e energjisë për pompat. 40% e energjisë së faturuar shkon për të nxjerrë ujin. Në 4 vitet e fundit janë harxhuar shumë për ujësjellësa dhe impiante të trajtimit të ujëarve të zeza dhe situata është ekonomikisht e paqendrueshme.  Situata nuk ka si bëhet më keq. Vetëm me vendosmëri të hekur dhe e ngjashme me vendosmërinë që patëm në sistemin e energjisë elektrike mund të gjejmë zgjidhje për të dalë nga ky sistem i falimentuar në agroni vit pas viti.

Nuk do të fillojmë me penalizime; vjedhja e ujit dënohet si çdo vjedhje tjetër nga Kodi Penal, por duke patur parasysh tërë atë trashëgimi në mentalitet e shohim të udhës t’u japim kohë, konsumatorëve.

Natyrisht, në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Policisë së Shteti do të fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme: Për 90 ditë kush kërkon ujë nga sistemi i ujësjellësit, duhet të rregullojë marrëdhënien që të mos penalizohet.  Ne duam që brenda 300 ditë të para të qeverisë në qershor të kemi pajjisur me matësa ata që do të vetërregullohen.

Penalizimet do të jenë shumë të rënda, Kodi Penal i ka shumë të qarta. Brenda më pak se një viti, beteja do të jetë e fokusuar tek ndryshimi i mendësisë. Se si tek energjia elektrike, shembullin e kemi shumë të qartë. Nuk janë të gjithë që vjedhin ujë. Ka shumë njerëz që e paguajnë dhe ajo pjesë nuk mund të vazhdojë të paguajë edhe ata që nuk paguajë dhe as të penalizohet nga pjesa tjetër.