Montella befason me deklaratën e tij pas fitores me Sassuolon

Pas fitores 2-0 në transfertë përballë Sassuolos, trajneri Vincenzo Montella ishte në prag të shkarkimit, por italiani ka shpëtuar.

Ai beson se situata nuk është ashtu siç shumë e mendojnë dhe beson se skuadra dita ditës po përmirësohet.

“Bëmë 10 gjuajtje në drejtim të portës, më shumë se çdo ndeshje këtë sezon. Kjo nënkupton se po përmirësohemi, edhe përkundër se disa njerëz nuk e vërejnë, jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Montella.

“Pash shumë gjëra pozitive. Ishim të organizuar, lejuam shumë pak hapësira prapa dhe krijuam shumë shanse me 10 goditje në portë, kështu që jam i lumtur”, shtoi ai.