Raporti: 150 armë bërthamore amerikane në pesë vende të Europës

Një raport i përgatitur nga parlamenti turk vë në dukje se ShBA kanë të dislokuara 150 armë bërthamore në 5 vende anëtare të NATO-s. sipas këtij dokumenti aktualisht ka në dispozocion rreth 15000 armë bërthamore, dislokuar në 14 vende të ndryshme, nga të cilat 9,400 janë pjesë e arsenalit për përdorim ushtarak, kurse pjesa tjetër duhet të shkatërrohet. 
 4,150 prej këtyre armëve janë gati të përdoren në çdo çast dhe 1,800 në gjendje të alarmit të lartë. 93 përqind e këtij arsenali i përket Rusisë dhe ShBA, ndërkohë që arsenali amerikan që është dislokuar në vende që nuk kanë vetë kapacitet bërthamor ndodhet në Belgjikë, Gjermani, Itali, Hollandë dhe Turqi, të gjitha anëtare të NATO-s. 
Raporti informon se rreth 7000 armë i përkasin Rusisë, 6800 ShBA, 300 Francës, 215 Britanisë së Madhe, 130 Pakistanit, Indisë 120, Izraelit 80 dhe 10 Koresë së Veriut.