SHBA i refuzon vizën kryebashkiakut të rëndësishëm, mikut të ngushtë të Ramës

Kryebashkiakut socialist të Durrësit, njerit prej njerzve më pranë Edi Ramës, të vetmit së bashku me Qazim Sejdinin që morri të drejtën e një kandidimi të tretë nga kreu i PS, i është anulluar viza amerikane.

Një burim lartë diplomatik tha disa kohë më parë për Lapsi. al se një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është rrefuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë. Sipas informacioneve të Lapsi.al Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze.

Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS të cilin nuk e përmendi me emër. Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportiar se kreu i një qyteti te madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar.

Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i BIRN që nxori se firma e nr 1 të bashkisë Durrës ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.

Kjo është një masë që selia e rrugës së Elbasanit e ka marrë shpesh kohët e fundit për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin.