Zbulohet shuma marramendëse që fiton 'krimineli' i famshëm nga moda

Jeremy Meeks është krimineli më i njohur në botë, i cili nga korridoret e burgut përfundoi në pasarelat e modës.

Ai u bë i famshëm nga një fotografi e publikuar nga policia, e cila arriti të bëhej virale në internet dhe bëri që ai të nënshkruante kontratë si model.

U arrestua për posedim të armëmbajtjes pa leje dhe aktivitet kriminel në rrugë, por tani është në lidhje me Chloe Green, vajzën e miliarderit Philip Green (pronar i kompanisë Topshop).

Meeks thuhej se fiton rreth 10 mijë dollarë në muaj.

TMZ tregoi se këto janë paratë e deklaruara, pasi ai në të vërtetë arrin rreth 1 milionë dollarë vetëm prej kontratave me agjensi të njohura.

Historia e tij ka pushtuar faqet rozë, sidomos në momentin e tradhtisë së bashkëshortes së tij me një nga vajzat më të pasura në botë, me të cilën vazhdon të jetë në lidhje dashurie.