ZYRTARE: Icardi jashtë listës së Argjentinës

Icardi nuk është grumbulluar me Argjentinën për ndeshjet miqësore ndaj Rusisë dhe Nigerisë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Përfaqësuesja e Argjentinës ka bërë të ditur se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk do t’i bashkohet ekipit të Sampaolit për disa probleme në gju.

“Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është larguar nga skuadra e Argjentinës për miqësoret kundër Rusisë dhe Nigerisë për shkak se ka ndjerë disa dhimbje në gju”, thuhet në njoftim.