FOTO/ Këngëtarja shqiptare rrëfen aksidentin që e bëri të vuajë për shumë vite, historia e dhimbshme e buzëve të fryra

Hiti “Gjithmonë” me Flori Mumajesin ishte një boom i Luar Aranit në muzikë, sepse pas asaj kënge, për të cilën pritshmëritë nuk ishin parashikuar, ajo u identifikua si zëri që i kishte munguar diskografisë muzikore.

Por me gjithë famën që i krijoi ky bashkëpunim dhe pak prodhime muzikore, Luar vendosi të tërhiqet dhe të mos prodhojë çdo muaj nga një këngë.

Megjithatë, tani është koha për një këngë të re. “Si dje” është projekti më i ri që Luar sapo ka prezantuar për publikun shqiptar dhe në pak kohë, kënga është pritur shumë mirë.

Megjithatë, përtej muzikës, si gjithmonë, interesi i publikut është edhe për jetën private, çfarë ndodh në jetën e Luar dhe, sidomos, për ndërhyrjet plastike.

A i ka bërë apo nuk i ka bërë buzët? Kjo është pyetje që këngëtares ia kanë bërë shumë shpesh, por e vërteta është që, për fatin e saj të keq, në moshë të vogël, Luar ka pësuar një aksident, pas të cilit ka thyer hundën, dhëmbët dhe ka çarë buzën.

Duke treguar ngjarjen për Prive, Luar pranoi se kjo është pyetja që ia kanë bërë shpesh, por e vërteta është krejt tjetër: “Kam një çarje nën buzë nga një aksident që kam pasur. Është një kujtim jo i bukur i imi, theva hundën, dhëmbët dhe njërën pjesë (të buzës) e kam më të fryrë se tjetra” – tregon këngëtarja duke shtuar se për plot 4 vite e ka vuajtur shumë faktin që një pjesë të fytyrës e ka pasur të shpërfytyruar: “M’u deshën 4 vjet që buza të më kthehej në gjendje normale” – tregon Luar.

Këngëtarja, tregon se e pati problem edhe në këngët e saj të para. Frika se si do ta priste publiku e shoqëronte vazhdimisht, por kur të gjithë i bënin komplimente për buzët e bukura, atëherë iu rrit vetëbesimi.