Vasili ironizon Ramën: Task-forca për të luftuar krimin ha ha ha ....

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili nëpërmjet komunikimit javor deklaroi se qeveria do të luftojë krimin e organizuar.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thekson se task forca nuk duhet për të larguar krimin siç tha kryeministri, por duhet një task-forcë popullore për të larguar kryeministrin.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??

Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.

Megjithatë një meritë duhet t'ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.

Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.