VIDEO/ Sherr masiv midis shqiptarve dhe malazezve në një shkollë në Tuz

Një sherr masiv është regjistruar në shkollën e mesme të përgjithshme 25 Maji në Tuz të Malit të Zi.

Sipas informacioneve të dokumentuara edhe me video, nxënësit e dy klasave të ndryshme, njëra me shqiptarë dhe tjetra me malazezë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin në 2 rastë të ndryshme.

E përditshmja serbe Veçerni Novositi shkruan se përplasja e parë është regjistruar në 17 Tetor dhe e dyta një ditë më pas në datën 18 Tetor.

Nga sherri masiv, 3 nxënës kanë përfunduar në spital dhe janë trajtuar që qendrën shëndetësore të Podgoricës. Pamjet e të dy përplasjeve janë postuar edhe në rrjetet sociale dhe tregojnë sesi nxënësti e tjerë ulërinin dhe xhironin sherrin.

Pas këtij incidenti, drejtoria e shkolës ka marrë edhe masat për nxënësit e shkollë duke përjashtuar 12 prej tyre, shqiptarë të Malit të Zi. Ndërkohë raportohet se 22 të tjerë malazezë nuk janë dënuar.

Tuzi është një qytet pranë kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe ëshët banurë nga shumicë shqiptare. Arsimi në Tuz zhvillohet në 2 gjuhë në atë serbo-kroatisht dhe shqip pas të drejtave që i janë njohur komunitetit shqiptaë që jeton në këtë zonë.