Shtyhet Lazio-Udinese, shihni çfarë ndodh në ‘Olimpico’

Ndeshja që pritej të fillonte në orën 15:00, mes Lazios dhe Udineses, është shtyrë për shkak të shiut të madh që po bie në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Stadiumi “Olimpico” është i përmbytur dhe pas vërejtjes nga ana e arbitrit, ai mori vendimin që ndeshja të shtyhet, pasi është e pamundur të zhvillohet normalisht ndeshja.

Ende nuk është marrë një vendim i dytë, nëse ndeshja do të nisë pak më vonë, apo do të mbetet të zhvillohet për një datë tjetër.