Pasi u dorëzua në polici, lideri i Katalonjës del para një gjykate belge

Presidenti katalanas i shkarkuar, Carles Puigdemont dhe katër këshilltarët e tij, që janë nën një mandat aresti evropian, do të dalin sot pasdite para gjykatës, njoftoi prokuroria belge.

“Pesë personat do të dalin pasdite para një gjykate”, deklaroi zëdhënësi i prokurorisë federale.

“Vetëm avokati, interpreti dhe personi i prekur do të jenë të pranishëm gjatë kësaj dëgjese”, theksoi ai.

Një gjykatë spanjolle lëshoi më 3 nëntor një mandatarresti evropian kundër presidentit katalanas të shkarkuar, Carles Puigdemont dhe katër ministrave të tij që ndodhen në Belgjikë dhe të cilët kanë refuzuar të paraqiten para Gjykatës./atsh/