Bllokimi i 860 mijë eurove dhe patentave të Tahirit, Bylykbashi kujton Falconen: ndiq paratë dhe gjen mafien...

Bllokimi i mbi 860 mijë eurove dhe gjetja e dy patentave të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, kanë shkaktuar reagime të shumta.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një komenti në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje një shprehje të ish-gjykatësit Giovanni Falcone, të vrarë në mënyrë makabre nga mafia italiane, sipas të cilit për të gjetur mafien mjafton të ndjekësh paratë.

“Ndiq paratë dhe do te gjesh Mafien (Giovanni Falcone)

Ndiq 863 mijë eurot dhe do të gjesh 5 milion eurot në muaj. Patentat janë vetëm si ato degët e thyera që të tregojnë nga ka kaluar krimi”, shkruan Bylykbashi. /syri/