FOTO/ Aksident i rëndë në Librazhd, 7 persona mbetin të plagosur, disa bllokohen në makinë

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd.

Mësohet se një automjet është përplasur, ndërsa brenda tij ndodhen disa persona të cilët nuk janë nxjerrë ende jashtë.

Siç shihet edhe nga fotot, mjeti është dëmtuar shumë.

Sakaq, aksidenti solli edhe bllokimin e trafikut, ndërsa pritet ardhja e policisë dhe ambulancës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.