Paradoksi: Bushati në Janinë për votën e emigrantëve (por mijëra shqiptarë në rradhë për të kaluar kufirin...)

Në një kohë kur disa qindra shqiptarë po përballen me vështirësi  dhe orë të zgjatura pritjeje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Janina ka folur për rëndësinë e votës së emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndrzshme.

Gjatë udhëtimit në Greqi, Bushati u përball në pikat e kalimit kufitar me qindra shqiptarë që prej orësh prisnin të kalonin kufirin, pasi autoritetet greke kishin bllokuar lëvizjen për shkak të problemeve me sistemin TIMS, sikundër ishte raportuar.

Duket se kreu i diplomacisë nuk arriti të gjente një zgjidhje me autoritetet greke, ndërsa ka vijuar agjendën e tij në një takim në Janinë ku ka folur për votën e emigrantëve. Ai se shqiptarët jashtë atdheut duhet të kenë një zë të rëndësishëm politik.

 “Jemi të angazhuar për të ngritur një sistem për lehtësimin e votës së emigrantëve. Ne duhet të veprojmë me shpejtësi, por dhe të krijojmë një sistem të besueshëm që vota e shqiptarëve jashtë atdheut të garantohet e të lexohet me drejtësi dhe ndershmëri”, tha Bushati. /syri/