VIDEO/ Atentati në Shkodër, kryepolici zbardh detaje nga arrestimet. Pamjet e aksionit

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.20, në Lagjen "Gurrile" rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Hermes Beqiri, 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.

Ata janë shtetasit: 

E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”,

D. H,  17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër,

Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi”:

Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në  “Zogaj” Shkodër. 

Bashkë me autorët është  bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit”.