Përleshje me armë në Los Anxhelos, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë ku janë përfshirë dy autobusë në Los Anxhelos.

Policia ende po kërkon dy ose tre persona të armatosur të përfshirë në të shtënat që ndodhën në Santa Monica, raporton "Dailt Mail|".

Një grup njerëzish nga një autobus  hapën zjarr ndaj banorëve të një autobusi tjetër rreth orës 1  pranë rrugëve të Oqeanit dhe Kolorados.

Shoferi i autobusit të parë iku nga vendi i ngjarjes dhe doli në një stacion të policisë aty pranë me tre nga viktimat e plagosura në bord.

Të tre u dërguan shpejt në spital, por një prej tyre më vonë vdiq nga plagët e marra.