FOTO/ A do kemi një bashkëpunim me Noizyn tani jeni shokë? Ledri Vula na shuan kureshtjen

 “Kurrë mos thuaj kurrë”, jo më kot është kjo shprehja.

Kur ne mendonim se Ledri dhe Noizy nuk do të pajtoheshin kurrë, duke marrë parasysh të gjitha fjalët që ata kanë thënë për njëri-tjetrin, e “pabesueshmja” ndodhi. Nga dy “armiq të përbetuar”, dy reperat më të pëlqyer janë bërë shumë shokë. Fotoja e tyre ku shfaqeshin duke qeshur krahë njëri-tjetrit, pushtoi mediat online dhe mori mijëra komente.

Duke qenë se tani janë shokë, me të drejtë të gjithë kanë nisur të kërkojnë një bashkëpunim mes tyre, i cili kur e mendojmë do të ishte super hit.

Gjithsesi, duket se për këtë do të na duhet të presim, pasi Ledri është shprehur se nuk e kanë në planet e tyre të afërta.

I pyetur nga “Thumb”, Ledri ka komentuar miqësinë e tij të re me Noizyn… shkurt dhe qartë ai ka treguar dhe arsyen se përse janë pajtuar.

“Më vjen keq për ata që duan të shohin armiq dy njerëz, aq më tepër dy shqiptarë”, u shpreh Ledri.

Mesa duket djemtë i kanë lënë gjithçka të shkuarës...