FOTO/ Saimir Kodra zbulon dy velinat që ka më përzemër: nga 'Fiks Fare' deri te 'Stop'

Nuk jemi mësuar që ta shohim shpesh Saimir Kodrën në intervista, e megjithatë moderatori shqiptar nuk e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e emisionit “Thumb”.

Deri më tani e kemi parë në tre media të ndryshme, Top Channel, Agon Channel dhe TV Klan, por gjithnjë në të njëjtin format: në një emision investigativ. Aktualisht ai drejton së bashku me Gentjan Zenelajn “Stop”, i cili ndonëse nuk ka shumë vite, ka arritur të fitojë besimin e shumë shqiptarëve, duke e parë si një mundësi ku mund të zgjidhin problemin e tyre, pasi kanë trokitur më parë në dhjetëra dyer e ku nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

I ftuar në “Thumb”, Saimiri është ndalur tek marrëdhënia e mirë që ka me Gentin, e cila ndryshe nga ajo me doktorin, është përtej TV, dieta e vështirë që po mban për të humbur peshë, por gjithashtu na ka shuar edhe kureshtjen se me kë nga velinat ka pasur një bashkëpunim më të mirë nga "Fiks- Fare" deri te "Stop". Ndonëse shprehet se ka ruajtur raporte të mira me të gjitha, ai ka veçuar me lehtësi dy emra: të bukurën Marina Vjollca dhe balerinën Alba Hoxha. Për këto dy zgjedhje, ai ka arsye.

“Kanë qenë shumë. Them Marina Vjollcën, një vajzë shumë interesante, shumë e mirë, shumë infantile, goc e mrekullueshme dhe Albën. Alba kishte reagime të bukura ndaj batutave të mia dhe Gentit. Është jashtëzakonisht shumë e mirë”, u shpreh Saimiri./Class/