Ja çfarë ndodh kur lini duhanin dhe alkoolin

Kur lexova së pari disa këshilla se si mund të hiqja dorë nga alkooli, mendova menjëherë për shoqen time te ngushte që do qeshte aq shumë...

E ndërsa unë do t’i lexoja, ajo do te hapte shishen e verës. Mirëpo, erdhi moment që vendosa të provoj…Ndodhi tre muaj më parë dhe prej atëherë, e përditshmja ime nuk është më njësoj. Si ka ndryshuar dhe si është përmirësuar, po e përmbledh në pak rradhë, më poshtë…

1. Nuk jam ndjerë asnjëherë kaq e relaksuar dhe vigjilente, së pari sepse arrij të fle të paktën 6 orë, gjatë natës. Dhe të mendosh që kam pirë alkool pikërisht sepse mendoja se më vinte në gjumë dhe me qetësonte!

2. Energjia e përditshme dhe, në përgjithësi, shëndeti im janë përmirësuar!

3. Nuk e kam konsideruar veten si njeri ankthioz, por kjo mënyrë e re jetese më bën të kuptoj se kafja ka qenë shkaktarja e ankthit tim.

4. Jam më tepër krijuese. Nëse ju duket se alkooli ju nxit e ju bën të keni ide të reja, gaboheni! Vetëm sa po i prishni punë vetes.

5. Përveç të tjerash, dëgjimi më është përmirësuar. Në këtë pikë, e pyeta veten, alkooli dhe kafeja ndikojne deri ketu?!