VIDEO/ Tërbohet Zaza pas zëvendësimit

Simone Zaza ishte shumë i nevrikosur derisa përcolli minutat e fundit të takimit ku Valencia shënoi fitore me rezultat 3:0

Simone Zaza u shfaq shumë i nevrikosur pas zëvendësimit në minutat e fundit të ndeshjes Valencia – Leganes.

Sulmuesi Italian liroi fushën e lojës por nuk ishte aspak i kënaqur me zëvendësimin.

Ai fillimisht shkoi në zhveshtore për t’u kthyer më pas në bankinë.

Por, ai dukej shumë i nevrikosur derisa përcolli minutat e fundit të takimit ku Valencia shënoi fitore me rezultat 3:0.