…S’është vetëm Saimiri me ‘patentë’…

Këto ditë janë zbuluar dy “patenta” skafesh të Tahirit. Ai ka me siguri ka edhe plot “patenta” të tjera. Jo vetëm “patentë” për të kultivuar kanabis. Jo vetëm për trafikuar apo përdorur droga të forta(është cudi përse prokuroria s’kërkon bërjen e testit të drogës për Tahirin tashmë që është nën hetim?!). Jo vetëm “patentë” për skafe që transportojnë drogë. Jo vetëm “patentë” për transport droge me makinë. Jo vetëm “patentë” për të fikur radarët. Ndoshta në ditët në vijim do të zbulohen edhe shumë lloje “patentash” të tjera deri edhe patentë” për transport droge me avion…?! Sepse Tahiri është i gjithanshëm…?!

Por shumë qytetarë mendojnë s’është vetëm Tahiri i pajisur nga Rama me “patentë”. Natyrisht të gjithë shokët e Ramës janë “mjeshtra” për lloj lloj punësh dhe të gjithë janë të pajisur me “patentë”. Rama vetë është shefi i “patentave”; ai që i teston dhe pajis me dorën e tij me “patentë” të gjithë pjesëtarët e kësaj bande të “proksenetizmit politik’. Sepse në këtë bandë s’mund të futesh dhe të paisesh me “patentë” po s’dhe garanci me prova të besueshme tek shefi, tek prokseneta…

Korrupsioni qeveritar, aktivitetet kriminale të kontrolluara nga shteti, kultivimi i kanabisit dhe trafiqet e drogës e të armëve të orekstruara nga qeveria, blerja e votave dhe kërcënimi i votuesve, e tjerë mundet pa asnjë hezitim të përmblidhen në termin aktiviteteve të “proksenetizmit politik”, një model qeverisje e ideuar dhe drejtuar nga vetë Rama.

Referuar këtij përcaktimi metaforik, Rama është timonieri apo sipas terminologjisë përkatëse, prokseneta e këtij grupimi që Rama për maskim e ka pagëzuar me emertimin Rilindja, por që në fakt është veçse rilindje e “proksenetizimit politik”.

Tahiri është vetëm njëri nga anëtarët e këtij grupimi, i pajisur me “patentë” të gradës më të lartë nga Rama, sepse ka qenë më aktivi në kryerjen e këtyre lloj aktivitetesh, ylli gjithnjë në ngjitje i proksenetizmit politik, simboli i suksesit të lidhjeve me krimin dhe trafiqet. Tahirin, për vlerat dhe kontributet e vyera, Rama e kishte paisur me disa “patenta” natyrisht edhe si të besuarin e shkallës më të lartë.

Por, si çdo gjë tjetër edhe kësaj bande do ti vinte fundi, Tahiri do të ishte anëtari i parë i kësaj bande i kapur në flagrancë sepse ishte mesa duket i përgjuar që ditën e parë që ishte ulur në karrigen e ministrit nga shërbimet partenere. Kjo edhe për shkak të dyshimeve për lidhjet e tij me krimin e trafiqet, para se ai të bëhej ministër dhe të dyshimeve që pas Tahirit fijet i lëvizte Rama.

Para disa ditësh autoritetet italiane dhanë mesazhin për lidhjet e Tahirit me trafikantët, mesazh që ishte më shumë për timonierin sesa vetë Tahirin. Por Rama i shantazhuar e mbrojti Tahirin për të mbrojtur kokën e tij?! Por nuk vonoi dhe erdhi mesazhi i dytë, më i fortë sesa i pari, duke i zbuluar Tahirit “patentat” që përdorte për aktivitete të ndryshme korruptive e kriminale. Të tjera mesazhe për Ramën presin në radhë…!!!

Por informacionet në pritje kanë lënë të kuptohet se Tahiri s’është i vetmi anëtar aktiv me “patentë” i kësaj bande, ka edhe shumë të tjerë, pjesëtarë të këtij grupimi që kanë kryer aktivitete të “proksenetizmit politik” dhe shumë shpejt do të zbulohen. Në realitet mesazhet janë për Ramën të cilit i ka ardhur fundi; pritet derisa Rama ose të dorëzohet ose të kapet mat. Ditët e javët në vazhdim do të jenë sjellin informacione e zhvillime interesante…largimi i Ramës duket një ngjarje e sigurt ndërkohë që mënyra e largimit mbetet për tu zbuluar.