Sulmuesi largohet nga PSG, drejt Premier League

Hatem Ben Arfa do të largohet nga Paris Saint-Germain.

Hatem Ben Arfa pritet të rikthehet në Premierligë.

Mesfushori i Paris Saint-Germain do të nënshkruajë me Leicester Cityn, ka bërë të ditur “The Sun”.

Ben Arfa ka kaluar një sezon me Claude Puel tek Nice dy vite më parë duke shënuar 17 gola në 34 ndeshje, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të ribashkohet me të pas pakënaqësisë së krijuar tek PSG ku nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë.

Ben Arfa ka përvojë nga Premierliga ku luajti për ekipin e Newcastle United.