VIDEO/ Dy gra rrihen brutalisht në parking, për të dëshmuar se cila ‘është nëna më e mirë’

Dy gra kanë filluar të rrahen brutalisht në një parking, kur pas një mosmarrëveshje rreth temës “kush është nëna më e mirë”, filluan ta tërheqin njëra-tjetrën zvarrë për flokë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur ato shqelmohen dhe grushtohen në parking, derisa disa gra tjetër nuk ndërmarrin asgjë për t’i ndalur dhe vetëm i vështrojnë nga afër, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë është më e tmerrshme që autori i videos që filmoi rrahjen brutale, në fund kthen kamerën kah fytyra e tij dhe rezulton të jetë një djalosh rreth moshës 10-vjeçare.

Gjatë rrahjes gratë që po u qëndronin pranë dëgjoheshin duke thënë: “dëshmoni cila është nëna më e mirë”. Dhe në fund fituesja ngritët në këmbë dhe feston fitoren.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Irlandën e Veriut, ndërsa lokacioni i saktë ku ka ndodhur rrahja nuk dihet.