Wilshere kërkon largimin nga Arsenali për shkak të Kombëtares angleze

Jack Wilshere duket se nuk dëshiron të vazhdoj karrierën e tij te Arsenali.

Mesfushori anglez nuk po ka hapësirat e duhura nga trajneri Arsene Wenger në Ligën Premier duke e aktivizuar vetëm 13 minuta.

25-vjeçari ka luajtur të gjitha ndeshjet në Ligën e Evropës ku ka asistuar në dy gola por kjo nuk po e kënaq atë.

Ai ka kërkuar largimin nga Arsenali dhe kjo për shkak të Kombëtares së Anglisë.

Wilshere dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm nuk do të ketë ftesë për të.

Sipas medieve angleze, futbollisti ka kërkuar nga klubi që të huazohet në janar në ndonjë skuadër tjetër për të pasur më shumë minuta.

Everton dhe West Ham United mbeten dy skuadrat favorite për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit.

Wilshere edhe stinorin e kaluar u largua nga Arsenali për një vit si huazim tek Bournemouth ku pati paraqitje mjaftë të mira.

Kujtojmë që ai është në bisedime për vazhdimin e kontratës me klubin e cila i skadon në verën e vitit 2018, dhe pas vazhdimit të kontratës pritet huazimi i tij.