Deputetja e Dibrës, Tyli: Nëse s'je me pushtetin, frikë të zgjohesh në mëngjes

Deputetja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi Tyli ka reaguar me indinjatë sot në mëngjes lidhur me shpërthimin e tritolit në derën e kryebashkiakut të Matit.  "Një akt kriminal rrezikoi jetën e kryebashkiakut te Matit Nezir Rizvani, - shkruan Tyli në Fb. - Krimi nuk kursen askënd në këtë vend.

Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes. Nëse tenton të punosh për njerëzit e tu që të kanë votuar por nuk je në të njëjtën linjë politike me pushtetin ekzekutiv atëherë të rrezikohet madje edhe familja. 

Kjo është një ngjarje tejet e rëndë e që duhet zbardhur plotësisht. I bëj thirrje prokurorisë që një orë e më parë të zbardhë të vërtetën e plotë të kësaj ngjarje," thekson Tyli.