Heshtja, si po rrezikojnë me perceptim përfshirjeje Lu dhe Vlahutin

I pari ishte gazetari i mirënjohur Fatos Lubonja që i kërkoi dy personazheve të perceptuar nga një pjesë e publikut shumë aktivë në betejat për reformën në drejtësi dhe kundër individëve të korruptuar dhe me rekorde kriminale. Ka pasur edhe shumë gazetarë të tjerë, analistë, opinionistë, intelektualë të shumtë që kanë kërkuar reagimin e këtyre dy personazheve duke paraqitur ndërkohë çudinë e tyre për mos reagimin de shfaqur dyshimin për kompromentimin e tyre nga Rama dhe ministrat e korruptuar e të implikuar në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogës.

Ndërkohë që ka pothuajse një mendim të përgjithshëm që Vllahutin është e implikuar në korrupsion në aferën e blerjes së vilës së famshme të BE por ndërkohë është pjesë e rrjetit Soros për të mbrojtur të gjithë aktivitetin korruptiv e kriminal dhe trafiqet ku është përfshirë Rama, ministrat e deputetët e tij. Por edhe për ambasadorin Lu shumë shqiptarë janë të habitur përse nuk reagoi asnjëherë për kultivimin e kanabisit, madje në disa raste u bë njësh me Ramën e Tahirin për të maskuar policinë e implikuar në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e marijuanës.

Vllahutin dhe Lu ndonëse ishte një eksperte amerikane në zyrën e OSBE në Tiranë që hartoi raportin ku evidentohej një listë e gjatë deputetësh dhe ministrash oligarkë e me rekorde kriminale, ndër të cilët edhe Rama si zotërues i një shume prej 200 milion euro në një llogari bankare off shore në emër të të vëllait, asnjëherë nuk reaguan.

Vllahutin dhe Lu nuk reaguan asnjëherë që qeveria Rama largoi nga sektori i naftës një kompani kanadeze dhe nga aeroporti Rinasit një kompani gjermane…

Vllahutin dhe Lu nuk reaguan pasi Rama i sfidoi në Kavajë duke mbështetur Elvis Roshin i cili ishte qartësisht me rekorde kriminale…

Vllahutin dhe Lu nuk reaguan asnjëherë për raportet e OSBE/ODHIR ku tre herë radhazi në periudhën kur drejton vendin qeveria Rama, evidentohet tjetërsimi i rezultatit zgjedhor përmes blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve…

Dhe së fundmi, Vllahutin dhe Lu nuk thanë asnjë fjalë në mbështetje të prokurorisë në betejën kundër trafikantëve te drogës dhe armëve ku rezulton nga drejtësia italiane i implikuar edhe Tahiri. Vllahutin dhe Lu heshtën dhe çuditën të gjithë shqiptarët duke mos thënë asnjë fjalë për vendimin politik të Ramës për të mbrojtur Tahirin dhe penguar drejtësinë të veprojë…

Sot një nga drejtueset e opozitës Kryemadhi ka bërë thirrje edhe Vallahutin edhe Lu të reagojnë gjë që kërkojnë të gjithë shqiptarët të cilët të dëshpëruar e pa shprersë duan të emigrojnë.

Shqiptarët mendojnë se ka vetëm një arsye që Vllahutin e Lu nuk reagojnë, ata me shumë gjasa janë të kompromentuar nga Rama me paratë e pista të kultivimit të kanabsit dhe trafiqeve të drogës? Ka vetëm një mënyrë për të sfiduar këtë perceptim: të reagojnë qartësisht! Të gjithë presin…Nga Vllahutin askush nuk beson se do të ketë reagim.. Kurse për Lu ka një fije shprese se mund të reagojë këto ditë para se gjërat të ndryshojnë në Uashington.