I kërcënuan familjen, por shihni se çfarë i ka ndodhur tani lojtarit të Liverpool

Të gjithë janë çuditur në Angli kur këto ditë është shpallur fitues i çmimit “Lojtari i muajit” te Liverpool. Kur të gjithë po prisnin që lojtari më i mirë për muajin tetor te “të kuqtë” të ishte Mohamed Salah, janë habitur me shpalljen si lojtari i muajit të Dejan Lovren.

Mbrojtësi kroat ka fituar çmimin simbolik, i cili jepet nga ana e votave të tifozëve. Kjo është diçka paradoksale, sepse para pak kohësh mbrojtësi merrte kërcënime me vdekje për paraqitjet e tij zhgënjyese.

Ndërsa sot ai merr çmimin e lojtarit të muajit, pikërisht nga tifozët që kanë pasur një lumë kritikash dhe fyerjesh ndaj tij.